TIRANE– 300 familje të komunitetit rom dhe egjiptian do të jetojnë në kushte më të mira banimi gjatë këtij viti. Ministria e Zhvillimit Urban ka vijuar edhe gjatë këtij viti programin, “Për përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian”. Nga këto rikonstruksione, vetëm në vitin 2017 kanë përfituar 13 bashki me vlerë rreth 139 milionë lekë.

Që prej vitit 2014, me fonde të Ministrisë së Zhvillimit Urban janë investuar 247 milionë lekë për rikonstruksionin e plotë të 469 banesave të komunitetit Rom dhe Egjyptian, në 15 bashki të vendit. Falë zbatimit të këtyre projekteve janë 1 876 qytetarë të këtij komuniteti që jetojnë në kushte të përmirësuara jetese dhe mbi 1 mijë qytetarë që jetojnë në kushte më të mira higjeno sanitare falë ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Ndërkohë, me fondet e buxhetit të shtetit është parashikuar që të përmirësohen kushtet e jetesës për 740 qytetarë të komunitetit Rom dhe Egjyptian.

Pak javë më parë Këshilli i Ministriave miratoi projektligjin e ri “Për strehimin social”, hartuar nga MZHU. Në këtë projektligj, programi i banesave ekzistuese ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri parashikon ndihmën që u jepet me grante konkurruese, njësive të vetëqeverisjes vendore nga buxheti i shtetit, për këtë qëllim.

Banesat që trajtohen nga programi i përmirësimit të kushteve ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri janë banesat e amortizuara që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të domosdoshme, banesat në rrezik shembje, ku mungojnë shërbimet bazë siç mund të jenë vendbanime ose banesa individuale të komunitetit rom dhe komunitetit egjiptian.

LISTA E BASHKIVE KU JANË ZBATUAR PROJEKTET PËR VITIN 2017:
1. Bashkia Roskovec, projekti me titull “Për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin Rom”, me vlerë financimi 13,952,323 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 28 familje.

2. Bashkia Fier, projekti me titull “Romët kanë nevojë për një shtëpi”, me vlerë financimi 11,000,000 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 19 familje.

3. Bashkia Mirditë, projekti me titull “Përmirësim i kushteve të komuniteti Rom dhe Egjiptian”, me vlerë financimi 8,997,591 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 8 familje.

4. Bashkia Shijak, projekti me titull “Përmirësim i kushteve të banesave të komunitetit Egjiptian”, me vlerë financimi 9,989,628 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 22 familje.

5. Bashkia Krujë, projekti me titull “Rikonstruksion banesash për komunitetin Rom dhe Egjiptian, Fushë-Krujë, Faza 2”, me vlerë financimi 16,000,000 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 28 familje.

6. Bashkia Pogradec, projekti me titull “Rikonstruksion i banesave Rome dhe Egjiptiane”, me vlerë financimi 11,128,960 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 19 familje.

7. Bashkia Librazhd, projekti me titull “Rikonstruksion i banesave Rome dhe Egjiptiane”, me vlerë financimi 7,765,066 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 16 familje.

8. Qarku Vlorë, projekti me titull “Përmirësimi i kushteve të banesave të komunitetit Egjiptian”, me vlerë financimi 11,649,882 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 20 familje.

9. Bashkia Elbasan, projekti me titull “Rikonstruksion dhe ndërtim banesash për komunitetin Rom”, me vlerë financimi 13,000,000 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 19 familje.

10. Bashkia Lushnjë, projekti me titull “Ndërhyrje urgjente në banesat e komunitetit Rom dhe Egjiptian”, me vlerë financimi 14,999,044 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 27 familje.

11. Bashkia Rrogozhinë, projekti me titull “Banesë sociale 2 kate për komunitetin Rom dhe Egjiptian, Gosë”, me vlerë financimi 8,499,810 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 8 familje.

12. Bashkia Devoll, projekti me titull “Përmirësim i kushteve të komunitetit Rom dhe Egjiptian”, me vlerë financimi 9,992,370 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 26 familje.

13. Bashkia Korçë, projekti me titull “Përmirësim i kushteve të komunitetit Rom dhe Egjiptian (Ish konvikti i ndërtimit)”, me vlerë financimi 2,709,336 lekë me TVSH. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 15 familje direkt nga rikonstruksioni i tarracës dhe 70 familje indirekt si banorë të të njëjtës godinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: