TIRANË

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit u ndal tek projektet e BERZH, përmes së cilave synohet  përmirësimi i qasjes së të bërit biznes në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se  vendet e Ballkanit duhet të fokusohen tek strategjitë e zgjuara me synim reduktimin e kohës joeficente që kanë kaluar deri tani në pikat kufitare.

Ish-ministri, Arben Ahmetaj tha se ky hap i suksesshëm është në kuadër të procesit të Berlinit, ku Shqipëria tani ka marrë  vëmendje të shtuar për projektet e tregtisë në Ballkan. Këto projekte synojnë të ulin kostot e tregtisë së mallrave dhe bërjen e tregut rajonal më tërheqës për sipërmarrjet e mëdha.

“Unë do të dua të fokusohem në rëndësinë ekonomiko politike të projektit. Projekti ka një domethënia shumë ta madhe dhe praktikisht shkon në themel të qasjes ts të bërit biznes, jo vetëm për Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor.

Rajoni në konkurrencë globale nuk është eficient dhe nuk është konkurrues dhe kjo përkthehet në vonesë të rritjes së mirëqenies. Për mua është e rëndësishme thelbi i këtij problemi. Çfarë solli procesi i Berlinit? Ja, ky është integrimi i tregtisë së Rajonit. Nuk është e mundur  nëse sipërmarrjet, harxhojnë tremijë vjet në vit kosto joeficente në dyert e institucioneve dhe trarët e doganave. Ballkani është vend i vogël dhe nuk ka interes për sipërmarrjet e mëdha. Duhet të përmirësojmë strategjinë e të bërit biznes, jo në letër. Unë jam shumë i lumtur, që sot po e kalojmë edhe  arsyeja shtetërore dhe ekonomike, sepse e kam negociuar me bankën dhe sot Parlamenti e kalon dhe do ta vë në jetë dhe jam i bindur se do të jetë e suksesshme”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: