Autoritetet në Austri planifikojnë ta shndërrojnë ndërtesën ku ka lindur diktatori Adolf Hitler në stacion të policisë.

Mësohet se qeveria ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri të detyrueshëm në vitin 2016. Pritet që në muajin nëntor të shndërrohet godina, ndërsa një firmë austriake e arkitekturës do t’i kryejë ndryshimet e planifikuara të ndërtesë.

“Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen e shtëpisë së lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv”, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer. Ndërkohë, puna pritet që të përfundojë në 2023-ën dhe do të kushtojë rreth 5 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: