Federata Italiane e Futbollit i ka idetë e qarta, fillimisht sfida me Lituanin e më pas do të ulen në një tavolinë me trajnerin Roberto Mancini për të diskutuar rinovimin e mundshëm të kontratës. Drejtuesit “azzurr” duken të kënaqur me atë që Mancini ka sjell në përfaqësuese, ka arritur të rinovojë grupin dhe mbi të gjitha të qëndrojnë solid. Trajnerit i skadon kontrata vitin e ardhshëm ndërsa plani i presidentit Gravina është i qartë, ti ofrojë trajnerit një kontratë të re deri në 2026, sigurisht me terma financiarë të përmirësuar. Aktualisht Mancini përfiton 2 milion vit ndërsa me kontratën e re do të përfitojë 3 milion plus bonuse.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këto janë shifra jo të larta pasi Mancini mund të përfitojë shumë më shumë në drejtimin e një klubi por pas tij qëndroj një staf shumë i madh me emra si Vialli, Oriali, De Rosi e shumë të tjerë, të gjithë bashkë janë një kosto e madhe për FIGC. Pjesë e stafit të ri të përfaqësuese pritet të përfshihet edhe Marcello Lipi për të përforcuar edhe më shumë strukturat, të gjithë do jenë në funksion të trajnerit të parë, një lëvizje kjo që mund të bind Mancini për të pranuar rinovimin e ri që do ti propozohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb