TIRANE- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte sot e pranishme në aktivitetin e zhviluar në Hotel Rogner, në kuadër të 1-vjetorit të aplikimit të projektit te Komisionit Europian “e Twinning” për komunitetin online të shkollave shqiptare në hapësirën evropiane.

Gjatë aktivitetit mësues dhe nxënës prezantuan dhe ndanë bashkë disa nga eksperiencat e tyre në lidhje me projekte të ndryshme mësimore, për të promovuar edhe gjithpërfshirjën në hapësirën evropianë në mësim-nxënie dhe mësim-dhënie.

Sakaq, disa nga nxënësit u shprehën se projektet e aplikuara i ndihmuan ata të nxiteshin në talentet dhe dhuntitë e tyre, ndërkohë që mësuesit e vlerrsuan si një ekperiencë të nevojshme në formimin e tyre profesional.

Mësuesit që prezantuan projektet ishin kryesisht nag qyteti i Vlorës, Elbasanit, Durrësit, etj.

Ministrja e Arsimit, Nikolla, në fjalën e saj nënvizoi rëndësinë e kësaj përvoje për të gjithë mësuesit, pasi fakti që Shqipëria ishte pjesë për herë të parë nxit bashkpunimin dhe ndarjen e eksperiencave në hapësirë europiane.

“Ndjehem shumë mirë sot dhe mirënjohëse ndaj të gjithë mësuesve, të cilët kanë mudur të jenë pjesë e këtyre projekteve. Dixhitalizimi i sistemit arsimor, nga një anë dhe zhvillimi real profesional i mësuesve, nga ana tjetër, janë shprehje e vullnetit tonë të qartë politik për transformimin e shkollës, sipas modeleve evropiane.

Gjithashtu, kurrikula e bazuar në kompetenca kërkon mësues, të cilët gjithnjë e më shumë, duhet të jenë krijues, hartues, bashkëpunues dhe të zgjedhin vet materialet mësimore. Ndaj edhe në këtë drejtim, platforma eTwinning është një shembull pozitiv se si mësuesit mund t’i arrijnë me profesionalizëm gjithë këto kërkesa”, deklaroi Nikolla.

Më tej ajo shtoi se “ministria Arsimit do të vijojë me projekte madhore për sistemin para-univeristar dhe sigurisht që rezultate e këtyre projekteve janë të dukshme sot”.

Nikolla përmendi mundësitë e mësuesve për të qënë pjesë e këtij portali, pasi në këtë mënyrë mësuesit mund ta mësojnë edhe nga mësues të tjerë jashtë shqipëri.

Janë 1403 mësues, 734 shkolla që janë bërë, për herë të parë, pjesë e komunitetin online të shkollave në mbarë Evropën. Gjatë këtij viti janë realizuar 81 projekte ku mësuesit shqiptarë kanë bashkëpunuar me mësues ndërkombëtarë si dhe 39 projekte kombëtare që kanë sjellë një metodologji të re, inovatore, mësimdhënieje dhe edukimi për nxënësit.

Në fund të aktivitetit u ndanë certifikata dhe çmime për mësues dhe nxënës në projekte të ndryshme mësimore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: