Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë prezantimit të projektit të HEC-it të Skavicës.

Rama tha se të gjitha qeveritë e mëparshme dështuan duke e përdorur Skavicën vetëm si pjesë të premtimeve dhe të fushatave elektorale.

Po ashty kryeministri citoi një inxhinier shqiptar që dikur i tha se ”Kaskada e Drinit pa Skavicën është si delet pa bariun’. Skavica sipas kryeministrit do jetë zgjidhje përfundimtare për përmbytjet që ndodhnin pas shkarkesave prej mbingarkesave prej shiut.

 

”Pas garës së supersuksesshme për parkun me energji diellore të Karavastasë. Kjo e sotmja është e ndryshne. Sigurisht është vërtet një shije shumë e veçantë, pasi bëhet fjalë për një ëndërr në sirtar të shumë qeverive shqiptare prej viteve ’60. Që lidhet me finalizimin e projektit të Kaskadës së Drinit. Projekti është ende i finalizuar si rezultat i mungesës së këtij kompenenti të katërt. Që del në pah qysh në shkrimet e Dhimitër Frangut si pronë e Skënderbeut dhe një bastion i rëndësishëm, që më pas u bë një kështjellë e arbërve. Kanë kaluar shumë vite që nga 1963 kur për herë të parë është skicuar plani për hidrocentralin. Pas Vaut të Dejës 1971, Fierzës 1978 ,Komanit 1985, Skavica mbeti në plan. Me ndryshimin e sistemit u bënë përpjekje për një procedurë për dhënien me koncesion, sipas një propozimi por rezultoi një flluskë sapuni. Tre vite më vonë 2008, qeveria tjetër hapi një tender ku morën pjesë 6 kompani të huaja dhe në 2009 duhej shpallur fituesi por nuk u shpall një i tillë dhe kështu vazhdoi historia.
Deri në vitin 2013 e themi me plotë gojë se dy projektet e mëdha, strategjike, Skavica dhe Rrugën e Arbërit shoqëruan në vijimësi qoftë dëshirat e sinqerta të qeverive, fushatat, por asgjë nuk ndodhi. Ne e kthyem Skavicën në tavolinë dhe në vitin 2017, në Samitin e Triestes HEC-i i Skavicës u miratua si një nga projektet e rëndësishme të procesit të Berlinit. Që në 2014 ne u pozicionuam për të ndjekur me përparësi këtë rrugë. Më vjen mirë që kjo qeveri do nisë punën pas 40 vitesh për një hidrocentral të madh, duke bërë realitet një potencial të madh, që Shqipëria të ketë rol kyç në fushën e prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike.
Duke parë qartësisht rëndësinë, duke parë me shumë vëmendje historinë e dështimeve të mëparshme të gjitha qeverive të mëparshme, dhe duke parë edhe kuadrin kombëtar, ekonomik e social që ne jemi në fazën e finalizimit ku ka nisur edhe rimëkëmbja ekonomike nga goditja, që për ne ishte e dyta, kemi vendosur që këtë vorbull ta financojmë 100%. Më kujtohet vite më parë, një inxhinier më tha që kaskada e Drinit pa skavicën është si një tufë delesh pa bariun. Pikërisht edhe se Skavica ka një rol kyç në menaxhimin e energjisë, parandalon përmbytjet si rezultat i mbingarkesës nga shiu. është një zgjidhje përfundimtare për përmbytjet. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb