Drejtori i Arkivave, Ardit Bido, i ftuar këtë mesditë në rubrikën “Opinion’ në News24 ka folur për projektin e ri për këtë institucion, i cili duket se do të jetë gati pas rreth një viti.

Ai u shpreh se do të krijohet një qendër multifunksionale brenda Arkivave, e cila do të përfshijë muze, teksa ka shtuar se d të futen tre element rinj të cilat  janë: muzeu, salla e konferencave dhe të ajo e edukimit. Në lidhje me të rinjtë, ai u shpreh se do mund të marrin një shërbim në natyrë pa i mbyllur ata siç bëhet tradicionalisht.

Po ashtu ai u shpreh se pjesa e muzeut do jetë me një pagesë simbolike, ku këto të ardhura do të shkojnë në për promovimin e qendrës dhe nuk do të merren nga buxheti i shteti. Ndërsa në lidhje me kinematë, ai u shpreh se do të jetë falas për qytetarët.

 

“Nëse deri tani po tentonim dhe ia kemi arritur që të mbyllnim gangrenat e institucionit, infrastrukturën dhe problematikat e misionit tonë, sot mundemi ta tejkalojmë këtë mision, dhe ta bëjmë një qendër multifunksionale për të gjitha brezat dhe të rinjtë, për të promovuar edhe arkivin në vetvete. Arkivi përmban gjithçka, jo vetëm historinë politike kombëtare, por jetën , lindjen, martesën, vdekjen, dashurinë, dhunën.

Arkivi ka pasur probleme me përpunimin, e dimë që në 2030 mbaron ky proces. Arkivi nuk ka pasur shërbim, ndërsa sot bëhet në mënyrë digjitale. Mund të qasesh në dokumentet arkivore dhe ky është misioni. Ky është misioni, nëse ne themi se do ndërtohet një gjë, ajo do të bëhet, në mënyrë që të jetë krahasive dhe normalisht që do ketë ADN-në tonë. Po flasim dhe për ambientet e Arkivit, por ka njerëz që nuk e dinin. As vizitorët madje. Është një godinë e vogël, por për shkak të mureve të larta, ishte një godinë që nuk dukej. Atje ne po fusim tre element, muzeun, sallën e konferencave dhe të edukimit. Tashmë është bërë e dukshme. Përtej kësaj, teatri është një ndërtim i ri që do të bëhet.

Sallën e studimit e kemi konceptuar si ë mbyllur, por pse të mos jetë ndryshe. pse të mos jetë në natyrë. Pse një i ri që do të bëjë jetën e vet teksa studion. Pse duhet ti mbyllim studiuesit brenda? Kemi parë Nuk janë breza e ti të painformuar por jemi ne ata që e imponojmë atë ide.

Nuk është origjinale por është një ndërthurje. Ne jemi treg i vogël, dhe kam patur frikën e riskut. Kur e prezantova në Turqi u prit mjaft mirë ndërkohë që unë mendoja se nuk ishte një muze tipik. Kjo është një shenjë që të heqë frikërat e inovacionit.

Lajtmotivi këtu ka gjithçka. Është futur në lojë inter aktiviteti, inovacioni i teknologjisë dhe çdo gjë tjetër.

Them se shtator deri në dhjetor, është gati. Pjesa e muzeut do jetë me pagesë, jo e lartë, ndërsa kinemaja do të jetë falas. Qëllimi nuk është për të përfituar arkivi shuma monetare, pavarësisht se këto të ardhura do shkojnë për promovim dhe nuk do merren para nga buxheti i shtetit. Për kategori të caktuara sigurisht do të jetë falas”, tha Bido.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: