10 banorë të Njësisë Administrative Hotolisht janë proceduar nga policia pas protestës që ata zhvillua të dielën, dume bllokuar aksin nacional Librazhd-Prrenjas. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku refuzoi t’i presë ata në takim për projektin e rrugës që prek shtëpitë e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 10 banorë nga Hotolishti.
F. A., 58 vjeç, A. D., 47 vjeç F. Ç., 52 vjeç, K. A., 36 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. A., 28 vjeç, F. H., 46 vjeç, M. Ç., 60 vjeç, M. Ç. 30 vjeç dhe A. A., 41 vjeç janë proceduar nga policia.
Kjo pasi të dielën, shton policia, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeteve në këtë aks, me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(Fatmir Popja/BalkanWeb)