TIRANE- Një ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për Teatrin e ri Kombëtar, veper e arkitektit danez, Bjarke Ingels, dalin dhe zërat e parë se bëhet fjalë për plagjiaturë.

Deklarata e fortë bëhet nga regjisori Kastriot Çipi, i cili thotë se, projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut”.

Po të shihni projektin e studion ukrainase dhe ta krahasoni me veprën e arkitektit danez, mund te gjeni ngjashmeri, por nëse ajo është plagjiaturë, i takon ekspertëve të vendosin.

Projekti i TK
projekti 5

projekti 4

projekti 0

projekti 3

projekti 2

projekti 1

Statusi i Çipit
projekti status
Plagjiaturë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit? Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut. Shikojini fotot dhe gjykoni vetë!
Faleminderit për zbulimin Ervin Goci!
65

56
Faqja e studios Forma dhe projekti:
http://www.formaarchitects.com/projects.php?i=56
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb