Kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar pasi banorët e Astirit treguan bashkëpunim me grupin e vlerësimit të Autoriteteit Rrugor Shqiptar.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Veliaj përshëndet vendimin e banorëve , të cilat sipas tij hapën dyert për të ndërtuar segmentin e “Unazës së Re” duke treguar vlerat dhe sjellje europiane.

“Mirënjohje qytetarëve shembullorë që kanë hapur dyert e banesave e bizneseve të tyre sot tek Unaza e Re për skuadrat e ARRSH dhe Bashkia Tiranë – kjo është e vetmja mënyrë europiane që edhe projekti të bëhet, edhe shpronësimi të paguhet, por edhe ata në nevojë të ndihmohen!”, shkruan ai.

Ndërkohë IKMT-ja ka nisur  punën për shembjen e banesave të cilat janë përgjatë projektit ku do të kalojë “Unaza e Re”. Sipas IKMT-së, gjatë ditës së sotme do të prishen rreth 16 objekte.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: