TIRANË
Pas aksionit të fundit të IKMT në Astir, një prej ish- deputetëve të PD që iu bashkua dhe protestave të banorëve vitin e kaluar Klevis Balliu ka publikuar videon ku akuzon qeverinë.
Sipas Balliut, projekti i Unazës së Re është një vjedhje prej 40 milion eurosh dhe se shtuar këtij projekti u devijua edhe lumi i Lanës për t’i hapur rrugë kompleksit të Edomond Begos, që ai e quan dhe trafikant droge.
STATUSI I KLEVIS BALLIUT
Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër për vjedhjen e 40 milion euro tek Unaza e Re, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Nuk ka zhvillim të ngritur mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e pronës pa dëmshpërblim.
Ka vetëm pasurim të një grushti qeveritarësh, oligarkësh dhe kriminelësh të babëzitur, si Edmond Bego, trafikanti i drogës. Për kompleksin 60 milionë euro të trafikantit të drogës, u zhvendos edhe Lana.
NE NUK HARROJMË!
Krimet e kësaj qeverie, oligarkëve dhe kriminelëve të tyre që vjedhin shqiptarët nuk kanë për t’u amnistuar!