Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është rikthyer debatit për projektin e Unazës së Re gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Tiranë.

Rama thotë se u krijua ideja sikur po bëhej grabitja e shekullit, dhe predikohej për çmimin marramendës të 1 kilometri.

Ai deklaroi se e rëndësishme është çfarë po ndërtohet përgjatë atij kilometri, duke theksuar se është projekt shumë i komplikuar, në sipërfaqe i  padukshëm por që përfshin 5 tunele ndërkohë që po zhvillohet 20 metra nën nivelin e Lanës.

”U bë një debat i madh, që zhvillohet vazhdimisht lidhur me kostot e projektit. Shumë djallëzore dhe hileqare, për t’i dhënë një vlerë që nuk e ka mendja e tyre që në mënyrë hileqare e ushqejnë këto konlifkte absurde. Duke krijuar idenë që 1 kilometër ishte me një kosto aq të madhe sa bëhej fjalë për një grabitje të shekullit. Po të shohësh atë që po ndodh aty, në atë kantier, kur e sheh në sipërfaqe nuk duhet fare. Bëhet fjalë për një kantier 20 metra nën nivelin e Lanës. 5 tunele, projet kaq kompleks inxhinierik, dhe kupton që kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit. Mund të shesësh 1 mijë metra terital, njësoj. Kurse rrugët varet sa janë, ku janë, mund të jetë përmes një zone ish-kënete.

Predikohet për çmimin marramendës të 1 kilometri, kur e rëndësishme është çfarë ndërtohet përgjatë atij kilometri. Në mal ka tjetër kosto, se do hapësh shkëmbin, një kilometër në fushë ka tjetër kosto. Në një terren të konsoliduar ka tjetër, në ish-kënetë ka tjetër, linear është tjetër, dhe ku ka vepra arti është tjetër.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb