Që prej vitit 2013, TAP-i është përjashtuar nga disa dispozita të Direktivës së BE-së për gazin, duke përfshirë edhe dispozitat për aksesin e palëve të treta (TPA). Kjo do të thotë se TAP-i mund të ofrojë rreth 50% të kapacitetit të tij të përgjithshëm për eksportin e volumeve të gazit nga Azerbajxhani drejt Evropës, për një periudhë kohore 25-vjeçare. Krahas kësaj, Komisioni ka miratuar edhe përjashtimet nga tarifat e rregulluara si për kapacitetin fillestar, ashtu edhe për kapacitetin e zgjeruar të TAP-it, si dhe përjashtimin nga zhveshja e të drejtave të pronësisë për 25 vjet.

Projekti TAP ka përfunduar në masën 96% dhe rikonfirmon objektivin e transportimit të sasive të para të gazit brenda vitit 2020. Megjithatë, projekti është përballur me disa ndikime madhore, përtej kontrollit të tij, kryesisht për shkak të pengesave rregullatore/lejuese, shkeljeve të rënda të sigurisë dhe sigurimit, pezullimit të aktiviteteve ndërtimore për shkak të proceseve të shumta ligjore, ndikimeve të ngjarjeve të paparashikuara gjeoteknike/natyrore, duke përfshirë efektet me spektër të gjerë të pandemisë së COVID-19 dhe faktorë të tjerë të përmendur më sipër. Shëndeti dhe mirëqenia e personelit tonë mbeten prioriteti më i lartë dhe TAP-i vijon të ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme teknike dhe ekonomike për zbutjen e efekteve të epidemisë dhe pasojave të saj. Perkundrejt ketij sfondi, në qershor të vitit 2020, TAP-i dorëzoi aplikimin për zgjatje të afatit të vendimit të përjashtimit, duke kërkuar kohë shtesë për fillimin e transportimit të sasive të para të gazit në Evropë.

Ky vendim është në përputhje me qasjen e kujdesit paraprak të TAP-it. Me fjalë të tjera, TAP-i do të përpiqet të fillojë të dërgojë sasitë e para të gazit në fund të vitit.Megjithatë, nëse efektet e pandemisë së Covid-19 do të vijojnë, afati i vlefshmërisë së përjashtimit për TAP-in do të mbetet i vlefshëm edhe pas vitit 2020, në përputhje me rregulloren evropiane. Ka shumë rëndësi të theksojmë se procesi i aplikimit për zgjatje të afatit të vendimit tëpërjashtimit kërkon kohë dhe aplikimi për zgjatje nga fundi i vitit nuk do të ishte i realizueshëm.

Duke pasur parasysh situatën aktuale globale me pandeminë e COVID-19 lidhur me kufizimet, aplikimi për zgjatje të vlefshmërisë së vendimit të përjashtimit, u konsiderua si një zgjidhje teknike e pranueshme për ndodhi të mundshme.Duke qenë një operator i kujdesshëm, TAP-i ka aplikuar dhe, në marrëveshje me Autoritetet Rregullatore Kombëtare, siguroi miratimin e tyre unanim.Megjithatë, TAP-i vijon ta çojë projektin përpara drejt përfundimit të tij të suksesshëm me objektivin përfundimtar dorëzimin e sasive të para të gazit natyror nga Azerbajxhani drejt Evropës brenda vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: