Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur
aksionin për prishjen e strukturave të paligjshme në zonat pranë brigjeve të Lumit Drin dhe Bunë, Bashkia Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se ky aksion po zhvillohet në pikën e bashkimit të dy lumenjëve Drin dhe Bunë.
Parashikohet prishja e dy objekteve 1 deri në 3 kate si dhe strukturave të tjera ndihmëse.
Forca të shumta policie kanë rrethuar 3 objektet e kompleksit “Dubai” pranë urës së Bahçallëkut në afërsi të kryqëzimit të lumit Bunë dhe Drin
Planifikohet vijimi i aksionit dhe në zona të tjera përfshirë struktura të paligjshme të vendosura në Liqenin e Shkodrës. Këto aksione janë të domosdoshme dhe kontribojnë në menaxhimin e burimeve ujore, sidomos në drejtim të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet.