TIRANE- Bashkia e Tiranës ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e ri, Erion Velijan se kanë plan të betonizojnë sheshin Nënë Tereza dhe Liqenin Artificial. Gjatë fjalës së tij para mediave, nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit, Enno Bozdo deklaroi e Rama po ‘hedh’ mijëra euro për të marrë në dorë këtë institucion.

Teksa ka reaguar në lidhje me projektin e prezantuar sot nga kreu i qeverisë, për Liqenin Artificial, Bozdo tha se Rama prezantoi një konkurs fals.

“Rama prezantoi sot projektin për Liqenin. Në kulmin e fushatën elektorale Veliaj theksoi e nuk do të lejojnë asnjë të ndërtojë në këtë zonë. Sot tre javë më vonë bie ndesh me shefin e tij. Ata po nxjerrin në pah premtime të gënjeshtrat për Ramën dhe Velijan. por që Rama të vinte deri këtu, bllokoi projektet e bashkisë. Atje ku ishte parashikuar gjelbërim, Rama parashikon të ndërtojë. Atja ku parashikoheshin parqe dhe pemë, rama betonizon. ne kundërshtojmë me forcë këtë pseudo-konkurs. Rama dhe zgjatimi i tij, Velija do ‘godasë’ parkun.”, tha Bozdo.

Nga ana tjetër ai i bëri thirrje shoqërisë cilivile të kundërshtojë këtë projekt. “I bëjmë thirrje shoqërisë civile, gazetarëve që të detyrohen Ramën dhe Veliaj që të tërhiqen nga betonizimi i sheshit Nënë Tereza dhe parkut të Liqenit Artificial.”, përfundoi fjalën e tij Enno Bozdo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: