Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj nga foltorja e Kuvendit është shprehur kundër projektit për rehabilitimin e sheshit Flamur, për të cilët edhe qytetarët e Vlorës janë shprehur kundër.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Leskaj tha se rrezikohet që përvjetori i Pavarësisë të celebrohet me një goditje nga Rama.

“Rrezikojmë që përvjetorin Pavarësisë do e celebrojmë me një goditje nga kryeministri Rama, përmes gllabërimit të sipërfaqes së sheshit Flamur, një goditje që do të denatyrojë këtë shesh. Justifikojë i kësaj goditje, me konceptin se duhet të heqim dorë nga kjo ide. Por mos harroni se ky është sheshi i të gjithë shqiptarëve, deri sa të ekzistojë njerëzimi. Me cilën logjikë urbanistike do veproni? Kush e ka targin që ta bëjë këtë? nuk mundet që të vini dorë mbi historinë. Projekti në fjalë e nxjerr jashtë loje rrugën e vjetër, duke e kthyer rrugën në rrugë dyqanesh. Unë nuk besoj piktorin, por skulptorin.”, tha Leskaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb