PRRENJAS

Kreu i grupit parlamentar të PS ishte sot i pranishëm në Bashkinë e Prrenjasit, për të prezantuar programin e III-të i furnizimit me ujë në zonat rurale. Në fjalën e tij Balla the se Bashkia e Prrenjasit është pjesë e projektit 100 fshatrat, ndërsa theksoi se kjo Bashki është shembulli më i mirë se si qeveri nuk kemi bërë kurrë diferencime mes kryetarëve të bashkisë.

“Jam krenar që KFW ka përzgjedhur Bashkinë Prrenjas për të investuar. Janë 11 mld lekë të investuar nga qeveria vetëm 4 vitet e fundit. Bashkia Prrenjas është shembulli më i mirë se si qeveri nuk kemi bërë kurrë diferencime mes kryetarëve të bashkive, që drejtohen nga kryetarë socialistë apo të forcave të tjera politike. Këtë vit krahas sistemi i furnizimit me ujë  investimi për shkollën e mesme në rrajcë, si edhe rruga kryesore që e lidh atë me fshatrat përrreth. “ u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb