Pas PD dhe PS, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë propozimin e saj në KQZ për projektin pilot, që do të përfshijë një votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Ashtu si Partia Demokratike, edhe LSI propozon që ky projekt pilot të realizohet në bashkitë e Korçës dhe Fierit. Dy partitë opozitare, PD dhe LSI bien dakord me PS vetëm për njërën bashki, atë të Korçës, pasi mazhoranca propozoi si të dytë Bashkinë e Tiranës.

Këto janë vetëm propozime nga palët politike pasi në fund KQZ do të vendosë se cilat do jenë dy qarqet apo Bashkitë ku do implementohet teknologjia në zgjedhje.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb