Në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës po vijon mbjellja e bimëve të ndryshme me qëllim përmirësimin e mjedisit. Projekti i nisur nga Shoqata Ambientaliste “Zharrëza” me mbështetjen e kompanisë Bankers Petroleum Albania ka bërë të mundur mbjelljen e 12 mijë bimëve dhe pemëve të ndryshme gjatë 2019-2021 përreth 7 fshatrave në zonën e Patos-Marinzës.

Projekti i cili mbështetet nga Bankers ka nisur në gusht të vitit 2019 me qëllim ngritjen e brezave të gjelbër në zonën naftëmbajtëse ku përfshihen fshatrat Jagodinë, Marinzë, Belinë, Sheqishtë, Frashër, Zharrëz dhe Fshati i Ri. Gjatë këtij sezoni do të vijohet ndërkohë me mbjelljen e pemëve të reja por edhe me mirëmbajtjen e atyre aktuale.

Impakti i ndërtimit të brezave të gjelbër është shumë pozitiv pasi minimizon pluhurin që kryesisht krijohet nga lëvizja e autoboteve të naftës por edhe automjeteve private. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim edhe me banorët e zonës si dhe me pushtetin vendor të cilët janë edhe përfitues direkt të përmirësimit të ajrit.

Synimi është që projekti të vijojë edhe në të ardhmen që i gjithë vendburimi të rrethohet nga një brez i gjelbër. Përfaqësuesit e kompanisë kineze së prodhimit të naftës thonë se Bankers mbetet gjithnjë i fokusuar në përmirësimin e mjedisit, jo vetëm përmes projekteve të tilla por edhe përmes ruajtjes së standardeve ndërkombëtare gjatë operacioneve në kërkim & zhvillimin e fushës së Patos-Marinzës.

Përgjatë 17 viteve aktivitet në Shqipëri, Bankers ka përmirësuar ndjeshëm mjedisin në zonën ku operon, përmes rehabilitimit të puseve të vjetra të trashëguara, projekteve për ngritjen e tubacioneve transportues të naftës, trajtimin e gazrave dhe elementëve të tjerë që lëshohen gjatë procesit të prodhimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb