Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga amnistia fiskale për të legalizuar paratë e emigrantëve.

Sipas Metës ky është një projektligj i urdhëruar nga bota e krimit.

“Mos të provokojë më dhe mos të dëmtojë, vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit Europian të Shqipërisë, Pra për t’i tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë. Me urdhër të qartë është bërë për të përfituar nga bota e krimi, që të pushton ekonominë vendase apo tregun financiar për të kriminalizuar ekonominë, shoqërinë dhe institucionet tona.

Do të goditej dhe do të dëmtohej biznesi i ndershëm, që do të falimentonte dhe iniciativa e lirë vendase. Do të inkurajoheshin dhe do të largoheshin nga vendi dhe at pak investitorë të huaj seriozë. Do të kriminalizohej shoqëria për llogari të eksponentëve kriminalë. Do të inkurajohej perceptimi i gabuar dhe i rrezikshëm se çdo veprimtari kriminale, duke amnistuar rritjen e kriminaliteti të rrugës dhe më shumë shqiptarë drejt burgjeve.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb