Platforma E -Albania nuk do te privatizohet. Sqarimi për publikun vjen nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes se qeverise. “Nuk ka një plan për privatizim te E-Albania-s, është një lajm i rreme, fatkeqësisht te dhënat personale janë kthyer ne një loje ne telefona nuk ka asnjë plan te tille”, -tha Balluku.

Përpara gazetareve Balluku tha se qeveria ka kërkuar ekspertizën e kompanisë se sigurisë kibernetike “Jones group international” për te gjitha sistemet elektronike për te mbrojtur databazat me te dhënat e qytetareve. Me herët kryeministri Rama e cilësoi kompaninë amerikane një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike

“Rama e ka bere me dije qe ne janar ne kemi kërkuar mbështetjen e një kompania xhons grup, “Jones group international”, që prej 2 vitesh mbron linjat e Shqipërisë”.

Ndërkaq në një zhvillim tjetër, bazuar në Rregulloren e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Direktivën e Policisë, maxhoranca ka përgatitur një projektligj për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.

Projektligji përmban disa risi të rëndësishme siç janë forcimi i instrumentit të dhënies pëlqimit dhe mënyrat e përparuara të shprehjes së tij (duke përfshirë shprehjen e pëlqimit nëpërmjet klikimit). Gjithashtu, Projektligji forcon pozitën e qytetarit (subjektit të të dhënave) nëpërmjet të drejtave të reja të parashikuara në favor të tij, siç janë e drejta për t’u harruar apo e drejta e transferueshmërisë së të dhënave.

Projektligji parashikon sanksione administrative të zbatuara në pjesën më të madhe të shteteve të BE-së në shuma të mëdha parash. Në rastin e një ndërmarrjeje, deri në 4% të xhiros totale vjetore për vitin financiar paraardhës.

REAGON AKSHI
Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit bën të ditur se në datën 22 Tetor, 2021, ka nisur konsultimi publik për një projektligj për qeverisjen digjitale nisur nga nevojat e vendit për shkak të rritjes së konsiderueshme të hapësirës digjitale.

Projektligji i ri parashikon, ndër të tjera, ngritjen e një institucioni publik sh.a nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të rregulluar marrëdhënien e shërbimeve që jep AKSHI karshi institucioneve publike në vend.

Në asnjë rrethanë apo propozim, institucioni i ri nuk do t’i delegohet asnjë privati por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, në veçanti e-Albania që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim.

Me projektligjin e ri synohet që të ketë një administrim më të mirë të shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit, të shërbimit të internetit, licencave të Microsoft, licensimit me antivirus apo shërbimi helpdesk për punonjësit e administratës publike.

Ne apelojmë që mediat të jenë korrekte në raportimet e tyre, që pavarësisht reagimeve individuale të personave të ndryshëm, të verifikojnë pretendimet e dhëna të cilat në këtë rast bien menjëherë poshtë pasi projektligji për e-qeverisjen është lehtësisht i aksesueshëm online në konsultimin publik. Gjithashtu, është mjaft e rëndësishme të promovojmë shërbimet online si një mundësi e madhe për ekonominë e vendit dhe jo të përhapim lajme të rreme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb