Kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu teksa ka komentuar projektligjin për bashkëqeverisjen në Kuvend, deklaroi se liria dhe të drejtat nuk mund të jepen dhe kontrollohen nga qeveria.

Mediu theksoi se shpeshherë është folur në emër të popullit, ndërsa bëri një krahasim të Shqipërisë me Venezuelën duke u shprehur i keq-ardhur për situatën e mjerueshme që sipas tij ndodhet vendi.

“Liria dhe të drejtat janë baza e ndërtimit të lumturisë së njerëzve. Nuk jepen dhe kontrollohen nga qeveria.  Qeveria thotë se ky akt pasqyron një mekanizëm gjithëpërfshirës, ky projekt akt sipas qeverisë kërkon të zgjidhë të gjitha çështjet. Jo rrallë herë është folur në emër të popullit, por ne nuk mund të shpikim demokraci allashqiptarçe. Venezuela dhe Shqipëria janë histori nga më fatkeqe ku është folur në emër të popullit”, tha Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb