Projektligji për Butrinti ka shkaktuar debat në seancën e sotme në Kuvend. Edmond Spaho dhe Ina Zhupa kanë replikuar me Blendi Klosin.

Ndërsa është shprehur kundër ndërhyrjeve në Butrint, Spaho ka theksuar se asnjë rast në botë nuk është parë të veprohet si me Butrintin.

Spaho: Kur e thjeshtëzon debatin deri në banalitet atëherë ke një problem. Ju thoni që gjithë bota kështu vepron, nuk e duam gjithë botën, por na thoni vetëm një rast dhe atëherë nuk do të diskutoj më këtu. I thoni qytetarëve që i biri i arkeologut të nderuar Hasan Ceka ka dalë në protestë kundër marrëveshjes.

Gjithashtu nga ana e saj Zhupa drejtuar Klosit theksoi se ky i fundit nuk tha asnjë të vërtetë, ndërsa bëri me dije se Butrinti do të merret me koncesion për 10 vite nga fondacioni.

Ina Zhupa: Ato që thatë ju janë të pavërteta, për 10 vjet fondacioni e merr Butrintit me koncesion dhe kjo është e zeza në të bardhë. Të katër anëtaret e tjerë të Bordit përveç ministres Margariti janë persona privatë dhe nuk kanë funksion. Të gjitha modelet në botë kanë funksione,. Na thoni vetëm një model dhe hajdeni ta diskutojmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb