Familja Tahiri, e cila ka emigruar në Francë para pesë viteve, e përbërë nga tre fëmijët dhe dy prindërit, kërcënohen me dëbim. Mediat franceze shkruajnë se familja Tahiri, e cila jeton në Pau të Zaragozës, i është kërkuar të largohet nga prefektura e Pyrenees-Atlantiques.

“Nuk mund të kthehem, kam probleme në vendin tim”, ka thënë Antonio, babai i familjes, i cili punon në ndërtim.

Edhe pse mbërritën në Pau para 5 viteve dhe fëmijët e tyre shkojnë në shkollë, leja e tyre e qëndrimit nuk është më e vlefshme.

Sipas avokatit të familjes, as ai vetë nuk arrin ta kuptojë pse duhet të kthehet në Shqipëri familja Tahiri, teksa shprehu keqardhje për projektligjin për emigrantët.

Megjithatë, mund të ketë ende shpresë për familjen shqiptare, pasi kanë bërë thirrje për një tubim që do të mbahet më 5 prill para prefekturës në Pau, ndërkohë që në internet qarkullon një peticion për mos dëbimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb