Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit foli për projektligjin për krijimin e parqeve teknologjike dhe shkencore.

Ai tha se ky është sektori me rritjen më të madhe potenciale të vlerës së shtuar, ndërsa shtoi se ky sektor kontribuoi në 35% të rritjes së punësimit në 2021.

“Ne reference te te gjithe detajeve te draft ligjit qe eshte perpara jush, thelbi i te gjithe inisiatives se qeverise ka te beje me mbeshtetjen e nje nga sektoreve me vleren me te madhe te shtuar potencialisht ne ekonomi, pra ka te beje me teknologjinë e informacionit, me teknologjine inovative ne tërësi dhe ne reference te te gjithe perpjekjeve qe jane bere te paktën 6 vitet e fundit ne raport me kete industri.

Fakti eshte interesant per te pare sesi eshte rritur industria dhe se sa vende pune ka kontribuar industria, teknologjia e informacionit dhe teknologjia inovative ne raport me te gjithen. Dhe jane, nga te gjithe vendet e rritura te punes, e kemi thene dhe vlen ta themi serish, ne 2013 kane qene 439 mije vende pune, sot jane 720 mije vende pune, jam duke iu referuar statistikes zyrtare, borderosë. Dhe nderkohe edhe paga mesatare reale nga viti ne vit është rritur. 35% e vendeve te rritura te punes vitin e kaluar kane qene nga sektori i informacion-teknologjise, nga sektori i teknologjisë inovative. Sot ka ne Shqipëri kompani nderkombetare me shume eksperience ne fushen e teknologjisë, ka kompani gjermane shume te avancuara, ka kompani amerikane te cilat ne burse jane kuotuar mbi 1 miliarde, besoj para 1 muaji e pate edhe viziten tone, po edhe te ambasadores ne nje kompani e cila ishte konkretizuar si unicorn ne tregun e aksioneve.

Është dhe Lufthansa, me degën e saj Lufthansa Solution qe ka te beje me zgjidhjet teknologjike dhe informatike te pjesës qe kjo kompani mbulon. Tekno parqet janë ne vazhdim te lehtësimit qe ne ki bere qofte ne anen fiskale, qofte ne anen proceduriale, qofte ne parim, te nje sektori dhe nje industrie qe ne mendojmë do duhet te zere nje vend te rendesishem tani apo ne te ardhmen e ekonomise shqiptare. Debati i shume viteve perpara kur nxorem paketen e mbeshtetjes se industrive fason po i referohem, me te drejte shumekush nga ju tha keto jane industri me vlere jo fort te shtuar, e kane vleren e shtuar te ulet. Ne iu thame, po, keni te drejte, ajo qe po bejme eshte furnizimi i punësimit dhe ne zinxhirin e prodhimit sigurisht qe keto do vijne dhe do shtojne ate cikel te plote te cilin sot e shohim kollaj.

Sa per dijeni, tekstilet jane nje nga industrite qe here pas here balancen e kane ne favor te eksporteve.
Te njejten gje po bejme dhe me kete sektor dhe fara e hedhur disa vite me pare, qofte ne aspektin e dixhitalizimit, jam duke folur per sektorin publik, qofte be avancimin e kompanive qe iu referova dhe jane shume, qe nga start upet deri tek kompanitë e konsoliduara, tani iu shtohet dhe një lehtësim qe vjen me ketë ligj dhe sic iu referova lehtësitë jane fiskale, procedurale por edhe ligjore.

Thënë kjo, sigurisht do duhet ta fusim edhe ne nje kuader te diskutimit te sotem qe ka te beje e gjitha me rritje e mirëqenies se qytetareve, qe nga drejtësia e deri tek paketat e solidaritetit apo inovacione ligjore te cilat sjellin një koncept te ri te tekno parkut për te bere te mundur ardhjen sa me shume te kompanive teknologjike.”, tha Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: