TIRANE– Shkrimtari dhe arkitekti Maks Velo në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ deklaroi se Teatri i ri nuk mund të ndërtohet me paratë e privatit se ndryshe do të quhej, jo Kombëtar, por “Teatri Fusha”.

“Ai mund të restaurohet, edhe të qëndronte është një vlerë e madhe. Nuk mundet të ndërtosh ti teatër me paratë e privatit. Sepse ai më nuk është Teatri Kombëtar, por atje të shkruhet “Teatri Fusha” sepse ka teatre private në botë me Broduej. Ai nuk është më Teatër Kombëtar, sepse edhe një shtet ka disa simbole është himni, kryeministria, ministritë, një stadium dhe një teatër. Kjo është në simbolet e shtetit Nuk është se është një gjë e diskutueshme”, u shpreh ai në intervistë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb