Deputeti i PS-së Nasip Naço në seancën e sotme plenare në Kuvend, foli për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferimin e personave të dënuar”.

Gjatë fjalës së tij Naço mbështeti miratimin e këtij projektligji, ndërsa inkurajoi qeverinë shqiptare për marrëveshje të tjera me vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria është e orientuar nga perëndimi me një qëndrim euroatlantik.

“Sot Shqipëria është e orientuar nga perëndimi me një qëndrim euroatlantik. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferimin e personave të dënuar, ka për qëllim zhvillimi e bashkëpunimit ndërkombëtar.  Marrëveshja e re sjell më pranë dy sistemet ligjore. Një lajm i mirë është edhe për gjyqtarët  sepse i jep një hov të ri sistemit të brishtë në vendin tonë. E veçanta e marrëveshjes është se përshtatet dënimi i dhënë. Është parashikuar vazhdimi i dënimit pas transferimit të vendin tonë do të zbatohen ligjet e shtetit shqiptar. Është e rëndësishme të inkurajojmë qeverinë shqiptare për të lidhur marrëveshje të tjera me vende të tjera të BE-së”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: