Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ironizuar me ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa fliste për projektligjin e vettingut në polici.

Salinji, kujtoi fletëdorëheqjen me gabime gramatikore, duke shtuar se Ardi Veliut i duhet një abetare, dhe një detyrë e tillë.

“Keni dhjetë vite bëni vetëm këtë muhabet. Si nuk ka dështuar procesi i vettingut. Imagjino që ju thoni do sjellim një projektligj që vettingut e policisë së Shtetit atyre që kanë investuar në shkollim, janë oficerë do e bëjë i famshmi Ardi Veliu i pashkollë! Atij jepini abetaren. Në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime gramatikore. Ju e merrni nga zv ministër njëri politik, e çoni të bëjë kontrollin e drejtuesve të policisë dhe policëve të thjeshtë.”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb