Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak që do të mbahet mesditën e sotme, pritet miratimi i projektvendimit mbi dhënien e ndihmës ekono-mike për 3545 familje në kryeqytet. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë me emrat e familjeve të propozuara në skemën e ndihmës për periudhën 1-20 prill 2018-të.

Respektivisht bëhet fjalë për 3157 familje që kanë aplikuar për të marrë ndihmë, 251 persona me statusin e jetimit që kërkojnë një fond prej 753000 lekësh; 62 viktima të dhunës në familje, me një fond prej 186000 lekë si dhe 5 individë viktima të trafikimit me një fond të akorduar prej 15000 lekë. Më tej pritet që ndihma ekonomike të jepet edhe për 17 familje të fëmijëve trinjakë me fondin 153000 lekë; për 4 familje të fëmijëve katërnjakë në vlerën 64000 lekë si dhe një familjeje me pesënjakë me një fond prej 25000 lekë.

Gjithashtu, rezultojnë të jenë kandidatë për t’u përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike edhe 45 fëmijë në kujdestari të një familje me një fond 405000 lekë, si dhe 3 fëmijë me aftësi të kufizuar në kujdestari me një fond prej 30000 lekësh. “Në bazë të projektvendimit të paraqitur nga struktura përgje-gjëse për shërbimet sociale në bashki, Këshilli i Bashkisë vendosi t’i propozojë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tirane të përfitojnë nga aplikimi të gjitha kategoritë e sipërpërmendura”, – thuhet në projektvendimin e Bashkisë së Tiranës.

Kompensimi i çmimit të energjisë
Pritet që ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Tiranës të miratojë kompensimin e energjisë elektrike për kategoritë përfituese, për periudhën 1-31 mars 2018. “Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, kategoritë që përfitojnë kompensim për faturën e energjisë elektrike janë: individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj. Individëve përfitues të statusit të të verbrit, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj”, – theksohet në relacion.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun – http://www.gsh.al/2018/04/26/projektvendimi-3545-familjet-qe-perfitojne-ndihme-ekonomike-ne-kryeqytet/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb