ATHINE- Prokopis Pavlopoulos do të jetë Presidenti i ri i Greqisë. Pavlopoulos, i propozuar nga kryeministri Alexis Tsipras ka marrë deri tani 233 vota, ndërsa i duheshin 180 vota.

Kryeministri Alexis Tsipras i propozoi dje grupit parlamentar të partisë së tij, Prokopis Pavlopoulos si kandidat për President të Republikës. Prokopis Pavlopoulos ka qenë ministër i Brendshëm në Qeverinë e Kostas Karamanlis, dhe është ndër deputetët që nuk i ka votuar marrëveshjet e kredive gjatë qeverisjes se Samaras, gjë që me sa duket e ka bërë të preferuarin e kryeministrit Tsipras.
Kryeministri deklaroi se “nevojitet President i Republikës me ndjeshmëri të dëshmuar demokratike, ndjenjë të lartë përgjegjësie patriotike dhe të gëzojë respektin e parlamentit”. Dështimi i parlamentit në zgjedhjen e presidentit të republikës dhjetorin e kaluar u bë shkak që Greqia të shkonte në zgjedhje të parakohshme.
(er.nu/a.jole/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: