SHKODËR

Sipas kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi vendimi i qeverisë për të pezulluar fillimin e procedurave të prokurimit nga Bashkitë është antikushtetues. Ademi shprehet se ky vendim pengon Bashkitë të ofrojnë shërbime dhe të zhvillojnë jetën në komunitete.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka quajtur antikushtetues vendimin e Këshillit të Ministrave për të pezulluar fillimin e procedurave të prokurimit për të gjitha bashkitë nga 1 deri në 30 qershor 2019.

Kryebashkiakja e Shkodrës thotë se vendimi për pezullimin e prokurimeve publike dëmton bashkitë dhe i pengon ato të ofrojnë shërbime dhe të zhvillojnë jetën në komunitete.

Pak dite me pare Qeveria miratoi vendimin për pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb