Kreu i SPAK, Arben Kraja, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se pavarësisht akuzave nga kryeministri Rama se institucioni që ndaj personave të lidhur më Partinë Socialiste, ndërsa ndaj individëve nga opozita ende nuk është marrë asnjë veprim, institucioni që ai drejton vepron vetëm në bazë të provave dhe jo deklaratave të politikës.

“Ne veprojmë bazuar në ligje, opinioni publik dhe partitë kanë të drejtën të shprehen dhe secili e shpreh sipas interesit të tij. Problemi është që ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ne nuk veprojmë sipas një liste, por veprojmë në bazë të provave që administrohen nga hetimi. Kur provohet fajësia marrim masa për gjykim. Ajo që kemi rënë dakord të gjithë është që të rrimë sa më larg këtyre opinioneve politike. Secili prej prokuroreve ka dosjet para dhe është i pavarur”, është shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb