Nga Klodiana Lala
Prokurorët dalin kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, që iu heq të drejtën për të marrë vendim për pushimin e cështjeve apo dërgimin e tyre për gjykim, pa marrë më parë miratimin e gjykatësit të hetimeve paraprake.

Unioni i Prokurorëve, i është drejtuar gjykatës Kushtetuese me një padi ku kundërshton 20 nene të Kodit të ri që hyri në fuqi me datë 1 gusht dhe kërkon shfuqizimin e tyre si antikushtetues.
Në padinë e dorëzuar në gjykatë goditen si antikushtetuese kryesisht nenet që lidhen me gjykatësin e hetimeve paraprake.

Prokurorët e konsiderojnë kontrollin nga gjykatësi paraprak të vendimeve të tyre, si ndërhyrje në funksionimin e institucionit dhe cenim te kompetencave gjatë ushtrimit të ndjekjes penale.
Në padi thuhet se disa nene te Kodit bien ndesh me Kushtetuten, pasi i kufizojnë prokurorisë kompetencat e saj.

Prokurorët theksojnë se ushtrimi i ndjekjes penale është e drejtë ekskluzive e tyre për të vendosur për dërgimin ose jo të një cështjeve në gjyq, ta pushojë ose jo një çështje në fazën e hetimit.
Duke qenë se me ndryshimet e reja në Kod, kjo e drejtë i ka kaluar gjykatësit të hetimeve paraprake, prokurorët shprehen se “Dhënia e një atributi të tillë pushtetit gjyqësor cenon në thelb funksionin e prokurorisë për ushtrimin ndjekjes penale”.

Një ditë më parë, gjatë një interviste për News 24, kreu i Shoqatës së gjyqtarëve Erion Bani, i përshendeti ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, teksa theksoi standartin e ri që sjellin në dhënien e drejtësisë. Bani duke komentuar padinë e Prokurorëve në Gjykatën Kushtetuese, Bani tha se në Kod nuk ka asnjë shkak antikushtetueshmërie.

UNIONI I PROKURORËVE
Pas padisë në Gjykatën Kushtetuese, Unioni i Prokurorëve, reagoi me një deklerate për News 24 , duke theksuar se kjo është një përpjekje për të garantuar pavarësinë e institucionit dhe rritur reagimin në luften kundër krimit të organizuar.
Reagimi i plotë
Kerkesa per shfuqimizimin e disa neneve te Kodit te Procedures Penale, ka si qellim te vetem te mbroje organin e prokurorise si nje organ i pavarur per te qene ne te njejten linje me qellimin e reformes ne drejtesi per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ndryshimet ne kodin e Procedurës Penale, per te kontrolluar gjithe vendimarrjen e prokurorise nga gjyqtaret e seances paraprake me siguri qe do sjellin pashmangshmerisht zvarritje te tejsakshme te procedimeve penale, uljen e fuqise se prokurorise ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe zbehjen e fuqise se prokurorise speciale SPAK. Kerkesa per te shpallur antikushtetues disa neneve te Kodit, vjen si nje kerkese emergjente per te mbrojtur pavaresine e prokurorise si nje organ qe do te kete ne te ardhmen peshen kryesore kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Cdo interpretim.
Unioni ka vleresuar ne cdo hap perpjekjet politike per reformen ne drejtesi por kjo kerkese nuk cenon aspak kete reforme duke synuar vetem dhe vetem si u deklarua me lart moscenimin e rregullimit kushtetues per prokurorine per te qene ne lartesine e pritshmerive ne kuader te reformes ne drejtesi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb