Një ide e re është hedhur nga kreu i Partisë së Lirisë në vend, në lidhje me sistemin e drejtësisë. Meta ka propozuar sot që zgjedhja e prokurorëve në Shqipëri të bëhet nga populli, sipas një sistemi të praktikuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ku ka më mirë se prokurorët në Shqipëri të zgjidhen nga populli si në SHBA”, tha Meta gjatë intervistës për Euronews Albania.

Ai është pyetur edhe për bashkëpunimin me Sali Berishën për aksionin opozitar, dhe se si do të koordinohen PL dhe PD nga shtatori e tutje, duke u përgjigjur: “Ne kemi një kimi dhe në distancë për mua e Partinë e Lirisë është e rëndësishme të gjithë të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga ky kërcënim i brendshëm dhe i jashtëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb