TIRANE- Prokurori në  Prokurorinë e Përgjithshme, Adnand Xholi ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të vettingut. Trupa gjykuese e vetingut drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

Sipas ILDKP, Adnand Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”- thuhet në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.

Ndërkohë edhe DSIK, është shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb