TIRANE-Ambasada amerikane ka zgjedhur që një prokuror shqiptaro-amerikan të japë mesazhet për publikun shqiptar, pak ditë para votimit të reformës në drejtësi.
Prokurori Xhon Juncaj tha se një vend e bën të madh mundësitë e barabarta që u jep të gjithë qytetarëve.

“Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi? Babai dhe nëna im si shqiptarë do t’ju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanikë dhe e shoqja pastruese të dy me prejardhje shqiptare mund ti rrisin dhe ti japin shkollë 4 fëmijëve.
Në një vend të madh mund ti rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptarë, bukë e kripë dhe zemër të bardhë. Në një vend të madh mund të festojmë jo vetëm domethënien e 4 korrikut, por edhe 28 nëntorin.
Do ti thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja deklaroi me
krenari. Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarre, si amerikan krenar ju them se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen”, tha Gjon Juncaj, me rastin e ceremonise mbi Pavaresine e SHBA-ve qe zhvilloi ambasada amerikane ne Shqiperi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: