TIRANE

Ndjekja e parave dhe ndalimi i kontakteve për të burgosurit, i njohur në Itali si platfroma 41 biss, ose “burgu i egër”. Këto janë dy masat esenciale, që sipas prokurorit të antimafias italiane Federico Cafiero De Raho do të sjellin rezultate konkrete në goditjen e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. I pranishëm në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori De Raho kërkoi veprim të institucioneve shqiptare për të parandaluar që organizatat kriminale të trafikut të drogës t’i riinvestojnë paratë në ekonominë shqiptare.

Prokurori i antimafias italiane, tha në Tiranë se një e ardhme në europë ndërtohet përmes një lufte të pareshtur ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit.

Gjatë konferencës “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit te burgjeve në eksperiencën italiane”, Federico Cafiero De Raho tha se lufta ndaj krimit dështon nëse s’merremi me mekanizmin financiar që ndihmon trafikantët.

Jam dakord me Sorecën kur tha se formula më efikase për goditjen e krimit është ndjekja e parasë, por edhe ndalimi i kontakteve mes të burgosurve dhe atyre që janë jashtë burgjeve. Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë dhe që përfshijnë edhe shqiptarë. Rezulton se është rritur edhe trafiku i armëve, të mendojmë për shfaqjen e territorit ku mund të zbatohet. E përsërisim ne po edhe agjenci ndërkombëtare, çdo veprim në luftën ndaj kriminalitetit do të falimentojë nëse nuk merret mekanizmi financiar. Të sulmohet sistemi subjektet qe i bëjnë të mundur, trafikantëve.

Instrumentet që ka në dispozion legjislatura shqiptare të përdoren me rigorozitet. Të kthejmë besimin në shtet dhe institucionet shtetërore.  Një e ardhme në europë ndërtohet përmes një lufte të pareshtur ndaj luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Drejtoria antimafia është e gatshme të ofrojë asistencën e vet edhe sa i përket legjislacionit për burgjet. Aktiviteti kriminal mos drejtohet nga burgjet. Kapot historikë të grupeve mafioze të ndalohen të veprojnë nga burgu”- tha ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb