Prokurori i Barit, Cardinale ka folur gjatë konferencës së përbashkët për mediat për operacionin ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës, hetimet dhe për pastrim parash e korrupsion. Ai tha se sot

është një ditë shumë e rëndësishme për luftën kundër krimit të organizuar, ndërkufitar sepse është një sinjal i rëndësishëm që lufta kundër krimit të organizuar është e organizuar.

“Kemi bashkëpunuar së bashku me prokurorët për marrjen në pyetje, jemi lidhur çdo ditë dhe ka shkuar përtej besimit, sepse është krijuar dhe një raport miqësie me Vladimirin dhe Dritanin, me koleget italiane dhe profesionaliteti dhe impenjimi i forcave të policisë me të vërtetë të shkëlqyera që kanë meritën që kanë dhënë gjithçka për këtë operacion. Falënderojmë DIA-n, kolonelët dhe personeli ne pranishëm.

Ky rezultat i ka shkuar dhe subjekteve që kemi arrestuar në të shkuarën që kanë pranuar të bashkëpunojmë se kanë parë seriozitetin e këtij hetimi dhe lidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ata patën besim tek ne dhe vetëm kjo na çoi në brendësi të krimit të organizuar dhe të mësojmë rolet e secilit në këtë grup. Kjo na bëri të mundur të arrestojmë dhe zyrtarë që kishin ndihmuar krimin e organizuar dhe në të kaluarën kishin dhënë dhe mbrojtje.

Skuadra e përbashkët hetimore nuk ndalet me operacionet e arrestimit, kemi një punë në proces, kemi arritur rezultate të larta në profilin e dënimeve”, deklaroi Cardinale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb