TIRANE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Olsian Çela, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Trupa Gjykuese e cila do të japë vlerësimin për Prokurorin Çela përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici.

Prokurori pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Olsian Çela do të përballet me Vetingun për tre kriteret klasike të verifikimit, si ligjshmëria e pasurisë dhe kriterin etik dhe atë profesional.

Olsian Çela është gjithashtu një nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm,dhe i vetmi që ende nuk i ishte nënshtruar procesit, duke mbajtur peng kështu garën për postin e prokurorit të përgjithshëm.

Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa e ka drejtuar atë në vitet 2008-2012.

Sa i takon vlerësimit të pasurisë, referuar përgjigjes së ILDKPI-së, Komisioni i Kualifikimit deklaron se prokurori Çela ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehur pasurinë.

“Olsian Çela ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk është në situatën e konliktit të interesit. Nga subjekti nuk janë konstatuar parregullsi” – vlerëson KPK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb