TIRANE- Kreu i akuzës, Adriatik Llalla, foli sot në emisionin “Opinion” edhe për arsyet që sipas tij, nuk po arrestohet i ashtuquajturi “Escobari i Ballakanit”, Klement Balili.

Kryeprokurori tha se Balili duhej të arrestohej nga Policia e Shtetit, edhe pse kjo e fundit, ka deklaruar se nuk ka marrë autorizim nga Prokuroria, pasi nuk mbante një fakt konkret për arrestimin e tij.

“Në momentin që dikush shpallet në kërkim ndërkombëtar, qoftë në vend apo jashtë, ndërhynë institucione të tilla ligjzbatuese për të ekzekutuar këtë urdhër-arresti. Detyra e Prokurorisë është se pas ekzekutimit të këtij urdhër-arresti, të kryejë veprime të mëtejshme proceduriale”.

Pra policia duhet ta arretonte?
Natyrisht
A kishit hetim paralel veç Greqisë për Balilin?
Na ka venë në dispozicion provat Policia e Shtetit
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: