Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, i ka bërë thirrje Prokurorit së Përgjithshëm të SHBA-së, Merrick Garland, t’i japë publikut llogari se përse u krye urdhri i kontrollit në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Në një seri postimesh në Twitter, Pence, i cili është distancuar nga Trump mes dyshimeve se ai mund të nisë një kandidim presidencial në 2024, tha se ai është thellësisht i shqetësuar për kërkimin e paprecedentë të kryer në pronën e ish-presidentit Trump.

“Në historinë amerikane, asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara nuk i është nënshtruar ndonjëherë një bastisjeje në rezidencën e tyre personale”, shkroi ai.

Për më tepër, Pence tha se kontrolli minon besimin e publikut në sistemin amerikan të drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland duhet t’i japë llogari popullit amerikan se pse u ndërmor ky veprim. Kjo llogaridhënie duhet të ndodhë menjëherë”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb