Prokurori Besim Hajdarmataj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, ka folur për nisjen e hetimit për çështjen “Habilaj”.

Gjatë mbledhjes, ai tha se Prokuroria ka bindje të plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në aktivitete kriminale.

“Kemi bindje të plotë, që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal. Jemi këtu për të kërkuar heqjen e imunitetit të tij, që në çdo moment që deputeti të jetë i ekspozuar para një mase sigurie,” tha Hadarmataj.

Që në nisje të mbledhjes, Prokurori Besim Hajdarmataj ka kërkuar që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Ne kemi përgatitur edhe deklaratat për ruajtjen e sekretit. Kemi informacione që vijnë nga strukturat ligjzbatuese të vendit ku flitet për struktura kriminale dhe për emra personash që nuk duhet të bëhen publike”, u shpreh prokurori Hajdarmataj.

Në këtë mbledhje, ish-ministri Tahiri shoqërohet nga avokati i tij Artan Hajdari.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb