Prokurori i deritashëm kryesor i Task-Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, David Schwendiman, që ka udhëhequr hetimet mbi akuzat që dalin nga raporti i Dick Martit, është emëruar kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale në Kosovë.

“Prokuroria Speciale do të vazhdojë me hetimet e filluara nga ekipi i hetuesve të specializuar dhe do të vazhdojë me përgatitjet për fazën e ardhshme të punës sonë”, thuhet në deklaratën e zyrës së tij, raporton rel.

“Pres që të takohem me njerëz në rajon dhe të takohem edhe me mediat kur të jetë e mundur në javët dhe muajt e ardhshëm”, thotë në kumtesën e saj Zyra e kryeprokurorit të ri.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000, të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb