Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin e Mandatave, ka sqaruar rastin kur Saimir Tahiri ka përdorur automjetin e tij tip “Audi A8” edhe pasi e kishte shitur tek kushërinjtë e tij trafikantë dhe se ka udhëtuar në bordin e makinën bashkë me njërin prej tyre.

Sipas Hajdarmataj, Artan Habilaj ka shkruar tre herë në Greqi, dhe në njërën nga herët nga të cilat ish-ministri i Brendshëm ka qenë dhe vetë në Greqi, ata janë kthyer bashkë. Kjo bie në kundërshtim me fjalët e vetë deputetit socialist, i cili thotë se nuk i ka takuar kurrë kushërinjtë e tij të largët.

Në këtë moment ka ndërhyrë sërish deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, ka kërkuar provat nëse ish-Ministri bashkë me Moisi Habilajn dhe policë të tjerë kanë trafikuar drogë.

“Disa i thamë këtu, disa të tjera nuk i themi dot këtu,” iu përgjigj Hajdarmataj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: