TIRANE– Pak ditë pasi kap më një pajisje të dyshimtë përgjimi në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë për këqyrjen e pajisjes që posedonte izraeliti i ndaluar Yoram Frig. Sipas prokurorisë, pas kqyerjes dhe ekpertimit të pajisjes do të vendoset për fatin e izraelitit.

Nërkohë Gjykata e Tiranës ka bllokuar pasaportën e izraelitit pasi iu gjet në valixhe një pajisje e dyshimtë. Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës së Prokurorisë, e cila ngriti shqetësimin e Frig mund të largohej nga Shqipëria.

Në një intervistë për “News24” dhe “BalkanWeb”, Yoram Frig rrëfeu arsyen përse udhëtoi drejt Shqipërisë. Ai pranon faktin se ishte punësuar nga deputeti Tom Doshi për të kontrolluar nëse në kompanitë e tij kishte përgjues. Frig sqaron se pajisja që iu bllokua në Rinas, nuk kryer përgjime, por kontrollon nëse ka përgjues.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: