TIRANE – Prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj dy ish-krerëve të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi i kanë dhënë pagesën një punonjëseje të Gardës, ndërkohë që ajo nuk ndodhej në Shqipëri.
Sipas prokurorisë, nga auditimi për pagat e punonjësve të Gardës është konstatuar se shefja e sektorit te burimeve njerëzore, Shqipe Spahiu, është paguar gjatë kohës që nuk ka qenë prezent në Shqipëri. Konkretisht, sipas organit të akuzës, për vitin 2010 shtetasja Spahiu është paguar padrejtësisht për periudhën 01.01.2010 deri më datë 31.03.2010.

DOSJA E PLOTE/KERKESË PËR GJYKIM
Të Pandehur: Ndrea Prendi, i dtl. 1959
Akuzuar: Se ka kryer veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Artan Hoxha, i dtl. 1976
Akuzuar: Se ka kryer veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Shqipe Spahiu, e dtl. 1961
Akuzuar: Se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumentit”, parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal.

Në zbatim te Planit vjetor të punës, i miratuar nga Ministri i Brendshëm, me shkrese date 24.01.2014 “ Për auditimin e brendshëm ne strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme” , si dhe urdhrit me nr. 221 datë 27.06.2014, dhe programit të punës datë 30.06.2014, grupi i auditit ka realizuar auditin për periudhën 01.09.2012 deri me datë 31.12.2013. dhe në vijim të këtij auditi për periudhat kohore 01.01.2010 deri më datë 01.09.2012.
Nga auditimi për pagat e punonjësve është konstatuar se listëpagesat për prezencën mujore, për periudha kohore, kur shefja e sektorit te burimeve njerëzore Shqipe Spahiu, nuk ka qenë prezent në Shqipëri, është paguar, dhe se këto lista janë nënshkruar nga vetë ajo, si dhe konfirmuar nga ish drejtuesit e Gardës, dhe për kohën qe ajo nuk ka qenë prezent në Shqipëri.
Konkretisht për vitin 2010, kjo shtetase është paguar padrejtësisht për periudhën 01.01.2010 deri më date 31.03.2010.
Nga data 14.07.2011 deri më date 22.07.2011 është paguar padrejtësisht.
Nga data 28.08.2011 deri më datë 04.09.2011, paguar pa qenë në pune.
Data 03.11.2011 deri më datë 31.01.2012, periudhë e paguar pa qenë fizikisht ne punë
Nga data 19.07.2012 deri më datë 03.08.2012, është paguar padrejtësisht.
Deri në këtë periudhe kohore duke ju referuar te dhënave në TIMS, për periudhën 01.01.2010 deri me datë 01.09.2012, shteti ka paguar padrejtësisht, pagën dhe trajtime te tjera, qe kapin vlerën 616.000 leke.
Listë pagesat dhe urdhrat për periudhën që shtetasja nën hetim Shqipe Spahiu, ka përfituar pagë pa qënë prezent, janë nënshkruar nga ish drejtuesi Ndresa Prendi.
Ish drejtuesi Ndrea Prendi, ka nënshkruar periudhën nga data 01.01.2010 deri më date 31.03.2010, nga data 14.07.2011 deri me datë 02.07.2011 dhe nga data 03.11.2011 deri më date 31.01.2012. Shtetasi Ndrea Prendi, është larguar nga detyra ne muajin Janar 2012. Ish-drejtuesi Artan Hoxha, ka nënshkruar dhe paguar, për vitin 2012 dhe 2013, fillimisht për periudhën janar 2012 e në vazhdim.
Nga data 19.07.2012 deri më date 03.08.2012. Si dhe nga krahasimi i bërë midis listë pagesave, dhe të dhënave në TIMS, rezulton se shtetasja Shqipe Spahiu, ka dalë nga Shqipëria me 09.10.2012 dhe ka hyre ne R.Sh , me date 08.06.2013. Gjithashtu ka dalë nga R.Sh me datë 17.07.2013 dhe ka hyrë më datë 01.08.2013, duke krijuar kështu favorin qe shteti ka paguar padrejtësisht, pagën dhe trajtime te tjera.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: