Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër për ndalimin e presidentit të Republika Sërpska, Milorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq, dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpska, Nenad Stevandiq, për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat për “sulmin e rendit kushtetues”.

Ky veprim ka pasuar mos-ndjekjen e thirrjeve të mëparshme nga Prokuroria, ndërsa autoritetet kanë njoftuar mundësinë e lëshimit të një urdhri ndërkombëtar, përfshirë një kërkesë nga Interpol, nëse nuk realizohet ndalimi brenda territorit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në prill, një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës shpalli të paligjshme disa ligje të miratuara nga Asambleja e Republika Sërpska, të cilat kishin sfiduar autoritetin e institucioneve qendrore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: