ELBASAN- Një ditë pas arrestimit nga ana e Policisë së Elbasanit të ish-drejtorit të ZVRPP (Hipotekës) së këtij rrethi, Prokuroria kërkon lirimin e Altin Agos. Organi i akuzës e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e ish-kryeregjistruesit të Elbasanit si dhe të dy zyrtarëve të tjerë, inxhinierit Mentor Tola dhe juristes Alma Pajova. Prokuroria  vlerëson se ndalimi i të dyshuarve është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin dhe ka urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Ndërkaq në akuzën e policisë thuhet se gjatë muajit shkurt 2015, këta persona në bashkëpunim me njëri-­tjetrin dhe në mënyrë të kundraligjshme, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumente pronësie me koncesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të banorëve të fshatit Muriqan, Elbasan, të cilët e kanë përfituar me Ligjin Nr.7501 viti 2001.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb