KORÇË

Prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se 25-vjeçari Fridman Xhaferraj është vrarë dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Sipas prokurorisë, Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Në datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, por nuk e ka gjetur. I vëllai i ka deklaruar policisë se Fridman është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë.

Burime të prokurorisë i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Lorena Kodra, se 25-vjeçari është vrarë për larje hesapesh. Shkak për vrasjen dyshohet të jenë konfliktet e mëparshme të viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb