MALI I ZI- Prokuroria malazeze nge padi ndaj gazetës “Informer” për botimin e komenteve raciste ndaj shqiptarëve në artikujt për ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, shkruan Birn.

Aktakuza i është bërë e ditur botuesit të versionit malazez të gazetës me seli në Beograd, Novak Uskokovic, për shkeljen penale të dhunimit të reputacionit të minoritarëve. “I pandehuri (Ushkokoviç) akuzohet se ka ofenduar publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi me titujt poshtërues në dy botime të gazetës,” tha prokuroria në një deklaratë.

Pasi shpërtheu dhuna në stadium gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri në Beograd më 15 tetor, faqja e parë e versionit të Malit të Zi të së përditshmes i quajti shqiptarët ‘shiptari’ – një term fyes dhe poshtërues. I njëjti botim raportoi gjithashtu një zënkë midis nxënësve në një shkollë të mesme malazeze-shqiptare në kryeqytetin Podgoricë që kishte lidhje me ndeshjen e futbollit.

Pas dënimit nga publiku malazez për stilin e raportimit që bëri, ‘Informer’ lëshoi një ndjesë, duke pretenduar se nuk kishte pasur kurrë qëllim të ofendonte “qytetarët me origjinë shqiptare që jetonin prej shekujsh në Malin e Zi”. Por politikanët që përfaqësojnë shqiptarët etnikë, që përbëjnë pesë për qind të popullatës vendase thanë se gazeta e kishte kaluar kufirin.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb